Një ditë pas protestës masive të studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, ka zgjedhur gjuhën e përplasjes dhe jo të dialogut.
Në vend që të adresonte shqetësimin e mijëra studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre gjuhësore dhe kushtetuese, Filkov e cilësoi protestën si “të dhunshme” dhe paralajmëroi se nuk do të lejojë “devalvimin e sistemit juridik”.
“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional”, deklaroi ministri.
Por deklarata e tij ka nxitur reagime dhe kritika, pasi protesta e studentëve shqiptarë u perceptua gjerësisht si një revoltë qytetare për barazi dhe jo si një kërcënim ndaj shtetit.
Edhe më problematik u konsiderua mesazhi i ministrit kur deklaroi se “gjuha maqedonase nuk është pengesë, por obligim”, një formulim që sipas kritikëve injoron realitetin multietnik të Maqedonisë së Veriut dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.
“Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, tha Filkov.
Megjithatë, studentët shqiptarë nuk po kërkojnë heqjen e gjuhës maqedonase, por të drejtën për të studiuar dhe për t’u testuar edhe në gjuhën shqipe, si një gjuhë zyrtare e njohur me Kushtetutë.
Në vend që të ofrojë zgjidhje apo të hapë debat institucional mbi një çështje të ndjeshme për shqiptarët, ministri zgjodhi ta paraqesë protestën si tentativë për tensione ndëretnike dhe instrumentalizim politik.
Kjo qasje vetëm sa rrit ndjesinë se kërkesat legjitime të shqiptarëve vazhdojnë të trajtohen si problem politik dhe jo si e drejtë kushtetuese në një shtet që pretendon standarde europiane.
Ça flet ky sllavo bullgar?! Maqedonia shqiptare duhet të flasë shqip! Gjuha shqipe është kushtetuese dhe është në themel të shtetit Maqedonisë! Shteti nuk është i sllavo bullgareve por i të gjithë shtetasve! Magallomania se shteti është i mawedonasve, pra e sllavo bullgareve është mashtrim dhe tolerim i dhimshëm i shqiptareve që lejuan që Maqedonia shqiptare e shqiptareve autoktonë të perceptohet gabimisht si shtet i maqedonasve, pra mbetjeve të pushtuesve të dikurshëm bullgarë! Nji anomali historike që duhet rregulluar me patjeter!