
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se nënshkrimi i dokumenteve me udhëheqjen aktuale ukrainase është "i pakuptimtë". Ai këmbëngul se Ukraina bëri një gabim strategjik kur “kishte frikë” të shkonte në zgjedhje.
Putini thekson se Rusia mbajti zgjedhje pavarësisht se ishte gjithashtu në një gjendje konflikti të armatosur. Ai shtoi se Rusia dëshiron të bjerë dakord me Ukrainën përfundimisht, por thotë se kjo është ligjërisht e pamundur tani.
Putin tha se duhen njerëz të shëndetshëm në krye të Ukrainës, të cilët sipas tij, duan të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme me Rusinë në planin afatgjatë.
Lini një Përgjigje