TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2025, 14:57

"Do të sulmojë agresivisht Evropën"/ Putin i përgjigjet BE-së: Qesharake, Rusia gati për bisedime serioze

Shkruar nga Pamfleti

"Do të sulmojë agresivisht Evropën"/ Putin i

Presidenti rus Vladimir Putin është pyetur për herë të parë lidhur me diskutimin mbi planin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

“U paraqitën një sërë pyetjesh për diskutim”, tha Putin nga Kirgistani, cili ndodhet në një vizitë zyrtare 3-ditore.

Ai u shpreh se Rusia është gati për bisedime “serioze” teksa shtoi se një delegacion amerikan do të vizitojë Moskën javën e ardhshme.

Sipas tij, Rusia është dakord që plani i presidentit amerikan Donald Trump të përdoret si bazë për marrëveshjet e ardhshme, por shton se siguria evropiane duhet të diskutohet.

Presidenti Putin theksoi se Rusia pranon që SHBA-të po e marrin parasysh qëndrimin e saj, por këmbëngul se disa aspekte duhen diskutuar.

Putin vijoi duke thënë se Rusia “nuk ka asnjë plan agresiv ndaj Evropës”, teksa e cilësoi një ide të tillë si “qesharake”.

Lini një Përgjigje