TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2025, 14:29

I jepte informacione sekrete të dashurit trafikant droge, përjashtohet përjetë nga policia 20-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

I jepte informacione sekrete të dashurit trafikant droge, përjashtohet

I jepte të dashurit trafikant informacione të brendshme, përjashtohet përjetë nga strukturat e rendit, policja e re.

Bëhet fjalë për Maryam Ilyas, 20 vjeçe, e cila përdori kompjuterët e policisë për të ndarë të dhëna konfidenciale me partnerin e saj, duke përfshirë informacione rreth një operacioni të fshehtë.

20-vjeçarja ndau gjithashtu fotografi të një operacioni policor dhe aksesoi të dhëna rreth të dashurit të saj dhe familjes e bashkëpunëtorëve të tij, si dhe gënjeu për marrëdhënien kur u kap.

Ajo dha dorëheqjen përpara një seance dëgjimore disiplinore të martën, me vendimin e panelit të shpërdorimit të detyrës se përndryshe do të ishte shkarkuar nga detyra.

Ilyas u kap në korrik, kur policët arrestuan të dashurin e saj, i njohur vetëm si Z. J, dhe gjetën mesazhe në telefonin e tij, duke përfshirë biseda për drogë dhe fotografi të parave të gatshme, raporton The Sun.

 

Lini një Përgjigje