TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 16:21

Protestuesit sulmuan banesën e një kryebashkiaku, reagon kryeministrja franceze: Të ndëshkohen autorët

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit sulmuan banesën e një kryebashkiaku, reagon kryeministrja
Elisabeth Borne

Pas trazirave në Francë, kryeministrja Elisabeth Borne, ka vizituar zonën e L’Haÿ-les-Roses, ku protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun. Nga ky sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij, teksa përpiqej të largohej së bashku me dy fëmijët.

Kryeministrja Borne tha se sulmi është tronditës, ndërsa bëri thirrje që autoritetet të ndëshkojnë autorët me ashpërsinë më të madhe.

"Ne nuk do të lëmë asnjë dhunë të pandëshkuar", tha ajo, duke kërkuar që përgjegjësit të sanksionohen me "ashpërsinë më të madhe".

Kujtojmë se gjatë natës, protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Haÿ-les-Roses. Sulmi ndodhi në orën 01:30, kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij. Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit e panjohur u përplasën me portën dhe i vunë flakën makinës.

Kur familjarët e kryebashkialkut tentuan të largoheshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën gruaja dhe një nga fëmijët.

Ishte “një tentativë vrasjeje e një frikacaku të papërshkrueshëm”, tha kryebashkiaku Jeanbrun. Policia ka nisur një hetim.

 

kryeministrja franceze proteseues sulm banese kryebashkiak

Lini një Përgjigje