TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 16:02

Vizatimi i çuditshëm i Putinit dhe mesazhet e koduara të presidentit rus

Shkruar nga Pamfleti

Vizatimi i çuditshëm i Putinit dhe mesazhet e koduara të

Vizatimi i çuditshëm i një fytyre nga Vladimir Putin këtë javë, mund të ketë një mesazh sekret dhe po ashtu tregon shumë për shëndetin e tij mendor.

Në një tabelë, ai vizatoi një fytyrë me harkime. Vizatim i cili erdhi pas kryengritjes së grupit Wagner. Në pamje të parë vizatimi i ngjason dorës së një fëmije, por për ekspertët aty mund të shihet shumë më tepër.

Duke folur për Daily Star, ekspertja Simone Malik shpjegoi: “Është një përshkrim jashtëzakonisht interesant dhe i thellë që zbulon shumë për të. Vizatimi aktual është i një TIN-i metalik – i cili është gjithashtu një fytyrë me sy, një hundë dhe një buzëqeshje”.

Simone tha për Star se ai ka një mesazh të fshehur në atë vizatim. “Shikoni me kujdes, njëri sy ka shkronjën “T. I” dhe tjetri “N”... Drejtshkrimi “TIN”.... edhe kjo është gjysma e dytë e emrit të PU-TIN-it”, tha ajo.

Sipas saj, është interesante që Putini e përshkruan veten si një objekt të pajetë, si një kanaçe metalike. Por sipas saj, fytyra e valëzuar tregon se ajo kanaçe po vlon nga brenda.

putin vizatim

Lini një Përgjigje