TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 12:33

Frika nga grupi 'Wagner'/ Polonia forcon sigurinë; vendos 500 policë në kufirin me Bjellorusinë

Shkruar nga Pamfleti

Frika nga grupi 'Wagner'/ Polonia forcon sigurinë; vendos 500

Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski, njoftoi se Polonia do të dërgojë 500 policë në kufirin e saj me Bjellorusinë, si shkak i situatës së tensionuar.

“Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të forcoj sigurinë me 500 policë polakë nga njësitë parandaluese dhe kundër terrorizmit”, shkroi ai në Twitter.

Javën e kaluar, Varshava njoftoi ashpësimin e sigurisë për shkak të shqetësimeve për praninë e grupit Wagner në Bjellorusi.

Kujtojmë se, prania në Bjellorusi e 8 000 ushtarëve që i përkasin grupit Wagner, ka shqetësuar vendet e Bashkimit Evropian që kufizojnë vendin e kryesuar nga Aleksandr Lukashenko.

Polonia, do të përforcojë kufirin (rreth 400 kilometra) me shtetin bjellorus. Ka qenë zëvendëskryeministri i Polonisë, Jaroslaë Kaczynski, i cili ka raportuar këtë vendim: “Këto janë elementë të rrezikshëm për Ukrainën dhe ukrainasit e dinë këtë. Është potencialisht e rrezikshme edhe për Lituaninë dhe mund të jetë e rrezikshme edhe për ne”.

Përfaqësuesi i ekzekutivit polak e cilësoi qëndrimin e paraushtarakëve të Wagner-it si një “element të rrezikshëm” dhe foli për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

“Kjo mund të nënkuptojë një fazë të re të luftës hibride, një fazë shumë më të vështirë”, u shpreh ai.

Anëtarë të tjerë të qeverisë, si ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, shpjeguan se bashkëpunimi i Forcave të Armatosura dhe Gardës Kufitare, përgjegjëse për sigurinë kufitare, është kyç për “forcimin e sigurisë së vendit”.

Një tjetër nga ata që justifikuan masën ishte kryeministri polak, Andrzej Duda, i cili foli edhe për rrezikun që mund të përbënte strehimi i ushtarëve të Wagner për vendet fqinje të Bjellorusisë: “Është e vështirë për ne sot të përjashtojmë që prania e tyre mund të përbëjë një kërcënim potencial për ne dhe një kërcënim për Lituaninë dhe Letoninë”.

 

poloni siguri wagner

Lini një Përgjigje