TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 10:40

Trazirat për vrasjen e 17-vjeçarit, Irani thirrje Francës: Shmangni dhunën!

Shkruar nga Pamfleti
Trazirat për vrasjen e 17-vjeçarit, Irani thirrje Francës:
Trazirat për vrasjen e 17-vjeçarit në Francë

Irani i bëri thirrje qeverisë franceze që t'i japë fund trajtimit të dhunshëm të popullit të saj, pas një vale trazirash të shkaktuara nga vrasja e një adoleshenti nga policia, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani në Twitter u kërkoi gjithashtu qytetarëve iranianë të "përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në Francë" dhe u tha atyre që ndodhen atje të shmangin "zonat e konfliktit", duke paralajmëruar "situatën e pasigurt dhe të paparashikueshme".

Ne rekomandojmë qeverinë franceze dhe policinë që t’i kushtojnë vëmendje kërkesave të protestuesve dhe të tregojnë përmbajtje, duke shmangur çdo dhunën. Qeveria franceze duhet të ndalojë trajtimin e dhunshëm të qytetarëve të saj duke respektuar parimet njerëzore, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të demonstruar në mënyrë paqësore,” -tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.

Lini një Përgjigje