TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 08:32

Zelensky: 21 mijë mercenarë të grupit Wagner janë vrarë në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky: 21 mijë mercenarë të grupit Wagner janë vrarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se të paktën 21 mijë mercenarë të Wagner janë vrarë duke luftuar në Ukrainë. Ai u shpreh se kompania private ushtarake kishte pësuar humbje të mëdha, veçanërisht në Ukrainën lindore ku grupi i saj më i fuqishëm po luftonte.

“Trupat tanë vranë 21,000 ushtarë të Wagner-it vetëm në Ukrainën lindore”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

“80,000 luftëtarë të tjerë të Wagner u plagosën. Këto ishin humbje të mëdha për Wagner PMC,” vijoi ai.

Pretendimet e Zelenskyt për humbjet e Wagner-it vijnë vetëm një javë pasi shefi i kompanisë ushtarake private Yevgeny Prigozhin udhëhoqi njerëzit e tij në një rebelim të dështuar kundër Moskës. Wagner marshoi drejt kryeqytetit rus por u tërhoq pas një marrëveshjeje me presidenti bjellorus.

zelensky wagner ukraina

Lini një Përgjigje