
Sot është dita e 5-të e protestave në Francë ku qytetarët protestojnë pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahelit nga forcat e policisë, të martën e kaluar, pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar.
Gjatë mbrëmjes së kaluar u arrestuan 486 persona, ndërsa në disa qytete pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.
Francë, protestat nuk ndalen, kërkojnë drejtësi për Nahelin! Policia hedh gaz lotsjellës në Marsejë për të shpërndarë turmën
Në Marsejë u raportua për incidente në pjesë të ndryshme të qytetit. Videot tregojnë policinë duke përdorur gaz lotsjellës e zyrtarët thonë se të paktën 56 arrestime janë bërë në qytetin jugor.
Por një prani e madhe e policisë në qendër të Parisit duket se i ka penguar protestat.
Në Paris, tensione veçanërisht pati në zonën e Champs Elysees. Rreth 45,000 policë u vendosën në të gjithë vendin të shtunën.
Ministria njoftoi se deri në orën 03:30 me orën lokale (01:30 GMT) kishte pasur 486 arrestime. Më shumë se 1,300 arrestime u bënë të premten mbrëma dhe më shumë se 900 të enjten.
Protesta duket se ka infektuar edhe Zvicrën pasi incidente janë raportuar në qendër të Lozanës.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha se: “Është një natë më e qetë falë veprimit vendimtar të policisë. Mosha mesatare e protestuesve është 17 vjeç. Ata janë nxënës të shkollave të mesme, të rinj dhe pa precedentë penalë”.
Ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne e cila ishte në Paris u shpreh: “Kam ardhur të rikonfirmoj mbështetjen time të plotë për policinë dhe atë të qeverisë”.
Përse ka trazira në Francë?
Më 27 qershor 2023 një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një efektiv policie në lagjen Nanter, periferi e Parisit. Videoja e publikuar në rrjete sociale, shkaktoi zemërim në lagjet periferike të Parisit ku racizmi është më i theksuar. Në video duken dy policë që kanë ndaluar makinën e 17-vjeçarit, Nahel, M. dhe dëgjohet një zë "do të qëlloj me plumb në kokë". Pas të shtënës, makina ecën disa metra dhe më pas përplaset. Adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagëve në gjoks. Një polic është arrestuar për vrasjen.
Lini një Përgjigje