TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 09:50

Përshkallëzohen trazirat në Francë, sulmohet banesa e kryetarit të bashkisë; plagosen gruaja dhe një nga fëmijët

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohen trazirat në Francë, sulmohet banesa e
Përshkallëzohen trazirat në Francë

Gjatë natës, protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Haÿ-les-Roses, thonë autoritetet.

Sulmi ndodhi në orën 01:30, kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij. Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit e panjohur u përplasën me portën dhe i vunë flakën makinës.

Kur familjarët e kryebashkialkut tentuan të largoheshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën gruaja dhe një nga fëmijët.

Ishte “një tentativë vrasjeje e një frikacaku të papërshkrueshëm”, tha kryebashkiaku Jeanbrun.

Policia ka nisur një hetim.

Pse ka trazira në Francë?

Më 27 qershor 2023 një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një efektiv policie në lagjen Nanter, periferi e Parisit. Videoja e publikuar në rrjete sociale, shkaktoi zemërim në lagjet periferike të Parisit ku racizmi është më i theksuar. Në video duken dy policë që kanë ndaluar makinën e 17-vjeçarit, Nahel,M. dhe dëgjohet një zë "do të qëlloj me plumb në kokë". Pas të shtënës, makina ecën disa metra dhe më pas përplaset.  Adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagëve në gjoks. Një polic është arrestuar për vrasjen.

përshkallëzohen trazirat në francë

Lini një Përgjigje