TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 11:09

Vuçiç bën "viktimën" në sy të Perëndimit: Jam i shqetësuar për serbët në Kosovë, Kurti do të nisë ofensivë kundër tyre!

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç bën "viktimën" në sy të
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar akuzat ndaj Kosovës. Teksa bëri "të pafajshmin", Vuçiç tha se është i shqetësuar për serbët në Kosovë dhe se nuk do të ketë bisedime me Albin Kurtin. 

Nuk ka bisedë, as normalitet, as nder, as fjalë me Kurtin, jam shumë i shqetësuar për njerëzit tanë në Kosovë”, tha Vuçiç në një dalje të ftuar në TV Prva.

Ai shtoi se Perëndimit nuk i intereson kur kërcënohen të drejtat e serbëve në Kosovë. Vuçiç thotë se ka pyetur ndërkombëtarët se pse Dushan Obrenoviç është ende në paraburgim, kur dihet se ai është i pafajshëm.

Ai dhe të tjerët u arrestuan me urdhër të Kurtit dhe pasardhësit të tij Sveçla. Mos gënjeni se ka arsye. Ai u tërhoq zvarrë në grup nga ushtarët e NATO-s, nuk e ngriti dorën.”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç, prej disa kohësh për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti preferonte krahasimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn, por kësaj radhe në leksikun e tij ka hyrë një krahasim i ri: ai me diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxha sipas medias serbe “Vesti”.

“Nuk i analizojmë dot lëvizjet e Kurtit në mënyrë racionale, ai dëshiron të jetë Enver Hoxha i ri, ose një Zelenski. Ai kërkon që t’i dëbojë të gjithë serbët nga territori.”-tha Vuçiç.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Kosova u sanksionua zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Qeveria e Kosovës është informuar se që nga data 28 qershor kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese. Bashkimi Evropian ka thënë për mediat e Kosovës se tashmë është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA. Po ashtu një tjetër masë është se Kosova u la jashtë programit të dixhitlaizimit për Ballkanin. Bëhet fjalë për një projekt 7 miliardë euro.

Më tej ai ka thënë se masat e marra ndaj Kosovës janë të përkohshme në varësi të zhvillimeve në veri, teksa paralajmëroi se BE-ja po e monitoron edhe përmbushjen e kërkesave nga Serbia.

BE ka bërë thirrje që të marrë sa më shpejt fund konflikti në Veri dhe palët të ulen në tryezën e dialogut.

Qeveria e Kosovës të enjten shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, organizata këto që veprojnë në veri. Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi. Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët gjatë këtyre përleshjeve. 

aleksandër vuçiç kurti tensionet ne veri

Lini një Përgjigje