TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2024, 14:29

Presidenti iranian kërcënon sërish Izraelin: Ndalni krimet ose reagimi ynë do të jetë i ashpër

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti iranian kërcënon sërish Izraelin: Ndalni krimet ose
Massoud Pezheskian

Presidenti iranian Massoud Pezheskian tha sot se Izraeli do të përballet me një përgjigje të ashpër nëse nuk ndalon ato që ai i quajti "krimet e tij".

“Nëse regjimi sionist (Izraeli) nuk ndalon krimet e tij, ai do të përballet me reagime më të ashpra”, tha presidenti iranian teksa nisej për një udhëtim të planifikuar në Katar, raportuan mediat shtetërore.

Pezeskian i tha televizionit shtetëror se qëllimi i parë në Doha është diskutimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë e Katarit. Në të njëjtën kohë, ai do të marrë pjesë në një sesion të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik.

"Qëllimi i dytë është të diskutohet se si vendet aziatike mund të parandalojnë krimet izraelite në rajon ... dhe të parandalojnë armiqtë që të shkaktojnë trazira në Lindjen e Mesme," tha Pezeskian.

Deklaratat e tij erdhën një ditë pas valëve të raketave balistike të lëshuara nga Irani ndaj Izraelit dhe pasi Izraeli përshkallëzoi luftën e tij me Hezbollahun pro-iranian dhe dërgoi trupat e tij në kufirin me Libanin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se do të hakmerret kundër Iranit pas sulmit me raketa.

Edhe udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei bëri paraqitjen e tij të parë të mërkurën pas sulmeve ndaj Izraelit një natë më parë.

Ai nuk përmendi që vendi i tij qëllonte raketa drejt Izraelit si hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut të Teheranit në Liban por fajësoi Amerikën për shkaktim të luftërave në rajon.

massoud pezheskian

Lini një Përgjigje