Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei ka reaguar me një fjalim publik, për herë të parë pas sulmit raketor iranian në Izrael.
Ai fajësoi SHBA-në dhe disa vende europiane, duke theksuar se janë baze e problemeve të rajonit. Lideri suprem iranian shtoi se këto vende pretendojnë në mënyrë të rreme se mbrojnë paqen.
Po ashtu lideri ka shprehur edhe ngushëllimet për vdekjen e Hassan Nasrallah i cili u vra para disa ditësh nga një sulm izraelit.
"Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e Hassan Nasrallah (udhëheqësit të Hezbollahut). Megjithatë, kjo humbje duhet të shërbejë si një forcë që na shtyn përpara," shtoi Khamenei.
Lini një Përgjigje