Izraeli ka vendosur së fundmi të shpallë person të padëshiruar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe t’i ndalojë atij hyrjen në vend.
Në reagimin zyrtar të autoriteteve izraelite për këtë vendim shkruhet se Guterres do të mbetet një “njollë” në historinë e Kombeve të Bashkuara.
“Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite,” tha ministri i jahstëm izraelit Israel Katz .
Guterres dënoi dje “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për një armëpushim në një deklaratë që nuk përmendi në mënyrë specifike Iranin.
Lini një Përgjigje