
Tre persona kanë humbur jetën pasi po tentonin të kalonin kanalin anglez me një varkë të vogël mëngjesin e sotëm.
Rreth 45 të tjerë morën ndihmë mjekësore në plazh, shumë prej të cilëve vuanin nga hipotermia ndërsa 4 persona u dërguan në spital.
Incidenti ka ndodhur në ujërat franceze ndërsa autoritetet e Francës po hetojnë rastin. Zyra e Brendshme konfirmoi se ndodhi një incident në ujërat franceze dhe se autoritetet franceze po merren me hetimin e ngjarjes së rëndë.
Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, duke tejkaluar totalin e vitit 2023 që ishte mbi 29 mijë, sipas shifrave të qeverisë britanike.
Lini një Përgjigje