TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2024, 14:18

Aksidenti tragjik në Kore/ Zyrtarisht 179 viktima nga përplasja e avionit, mes tyre një 3-vjeçar; shuhet familja me 9 anëtarë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Kore/ Zyrtarisht 179 viktima nga përplasja e

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një goditje nga tufa e zogjve...

Vetëm dy persona kanë arritur të mbijetojnë nga aksidentit tragjik në Korenë e Jugut, ku një avion i ardhur nga Tajlanda, me 181 persona në bord, u përplas gjatë uljes në pistë. Pavarësisht kërkimeve, autoritetet shpallën zyrtarisht vdekjen e 179 personave, 4 prej tyre pilotë dhe staf i avionit.

Më shumë se 40 persona ishin midis 50 dhe 60 vjeç, 39 ishin mbi 60 vjeç, 32 ishin midis 40 dhe 50 vjeç, 24 ishin mbi 70 vjeç. Një 3-vjeçar është viktima më e vogël.

Mediat koreano-jugore raportojnë se në mesin e viktimave është një familje prej 9 anëtarësh që kishin udhëtuar në Tajlandë për të festuar ditëlindjen e më të madhit të tyre. Në të njëjtin fluturim ishin tre punonjës të bashkisë dhe pesë pensionistë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një goditje nga tufa e zogjve. Një tufë zogjsh "mbuluan qiellin e pistës" para përplasjes, ka thënë një punonjës i aeroportit korean për mediat lokale, lidhur me aksidentin tragjik.

"[Para aksidentit] në mëngjes, një tufë zogjsh fluturuan deri në pikën që mbuluan qiellin [mbi pistën e aeroportit]", thanë ata. Të gjithë punonjësit thanë se ishte hera e parë që kishin parë kaq shumë zogj.

Aksidenti tragjik në Kore/ Zyrtarisht 179 viktima nga përplasja e

Një dëshmitar okular i përplasjes së avionit koreano-jugor ka përshkruar momentin e tmerrshëm. Kim Yong-cheol, 70 vjeç, i tha Yonhap News se po qëndronte pranë aeroportit dhe vuri re se diçka nuk shkonte.

Pashë avionin që po zbriste dhe mendova se do të ulej kur vura re një vetëtimë drite. Pastaj pati një zhurmë të fortë të ndjekur nga tymi në ajër, dhe pastaj dëgjova një seri shpërthimesh”, tha ai

Kim tha se avioni dështoi të ulej herën e parë, para se të rrotullohej dhe të bënte përpjekjen e fundit fatale. Në një video të publikuar shihet se si shpërthen në ajër një prej motorëve.

Aksidenti tragjik në Kore/ Zyrtarisht 179 viktima nga përplasja e

Ndërkohë është marrë dhe dëshmia e dy stjuardesave që i mbijetuan aksidentit.

Nga motorët doli tym dhe më pas pati një shpërthim”, tha stjuardesa e shpëtuar zonja Ku, ndërsa e mbijetuara e dytë, një stjuardesë 33-vjeçare, tha se nuk mbante mend asgjë.

Madje, kur ka mbërritur në spital, u ka thënë mjekëve “pse jam këtu?”. “Kisha vendosur rripin para uljes, mendova se avioni u ul, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”.

Ngjarja ka trishtuar padyshim familjarët e viktimave. “Si do të jetoj vetëm pas kësaj?” thonë shumica e njerëzve, ndërsa procesi i identifikimit është i ngadaltë duke shkaktuar edhe më shumë shqetësim. “Dua ta shoh edhe një herë”, “Dua ta shoh fytyrën e saj për herë të fundit”, janë disa nga thirrjet e familjarëve të viktimave.

Aksidenti tragjik në Kore/ Zyrtarisht 179 viktima nga përplasja e

Nuk e prisja kurrë që udhëtimi familjar të kthehej në një tragjedi”, tha për agjencinë e lajmeve Yonhap, një burrë 60-vjeçar, i cili humbi nusen, vajzën, burrin e saj dhe fëmijët e tyre në të njëjtin fluturim.

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok ka shpallur zi kombëtare shtatë ditore për rrëzimin e avionit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje