TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2024, 11:32

Çfarë po ndodh me avionët? Momente tmerri edhe në Kanada, aeroplani shpërthen në flakë gjatë uljes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me avionët? Momente tmerri edhe në Kanada,

Një tjetër incident ajror është shënuar gjatë natës. Pas atij në Kazakistan, dhe pwrplasjes fatale të një avioni në Korenë e Jugut, një avion në Kanada ka shpëtuar mrekullisht.

Pasagjerët e Air Canada përjetuan momente tmerri kur zbarkuan në aeroportin Halifax në orët e para të së dielës.

Siç shihet në videot e postuara nga pasagjerët në rrjetet sociale, njëri nga krahët mori flakë për shkak të fërkimit të tij me pistën pasi kishte një mosfunksionim në sistemin e avionit.

“Aeroplani u përkul rreth 20 gradë në të majtë dhe pasi ndodhi kjo, ne dëgjuam një zhurmë të madhe ndërsa krahu filloi të fërkohej me pistën”, i tha CBC News pasagjerja e fluturimit 2259, Nicky Valentine.

“Aeroplani po dridhej shumë dhe ne pamë zjarr në anën e majtë dhe tym në dritare”, shtoi ajo.

Pasagjerët e avionit janë evakuuar në gjendje të mirë dhe nuk ka informacione për persona të lënduar.

Lini një Përgjigje