
Shkaku i rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut "supozohet të ketë qenë një goditje nga zogjtë". Kështu tha një nga dy anëtarët e shpëtuar të ekuipazhit për mediat lokale, teks numri i viktimave ka shkuar në 174.
“Nga një prej motorëve doli tymi dhe më pas shpërtheu”, tha zonja Ku, një stjuardesa në të 20-at, për agjencinë e lajmeve Yonhap.
Një tjetër i mbijetuar, stjuardesi Z. Lee, 33 vjeç, tha se nuk i mbante mend rrethanat e rrëzimit.

Kur ai po kontrollohej nga një mjek në spital, thuhet se pyeti: "Pse përfundova këtu?"
Ai shtoi: “Kisha vendosur rripin e sigurimit para uljes, dhe më dukej sikur avioni ishte ulur, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”.
Ai pësoi një frakturë në shpatullën e majtë dhe lëndime në kokë, sipas gazetës Aju Business Daily.
Të dy të mbijetuarit janë në spital dhe po marrin trajtim.



Lini një Përgjigje