TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2024, 07:13

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion në Korenë e Jugut; qindra viktima (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Deri tani janë shpëtuar vetëm dy persona, avioni është shkrumbuar nga flakët...

Një tjetër aksident ajror ka marr jetën e qindra personave. Pas rrëzimit të avionit në Kazakistan, një aksident i ngjashëm ka ndodhur në Korenë e Jugut duke shkaktuar ta paktën 120 viktima deri më tani, teksa ka shumë të tjerë janë të zhdukur.

Rreth mesnatës me orën tonë lokale (9 e mëngjesit me orën lokale në Korenë e Jugut) një aeroplan ‘Jeju Air’ bëri një përpjekje të dështuar për t'u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan.

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Në një përpjekje të dytë, avioni, me 181 persona, doli nga pista dhe u përplas me një mur në aeroport.

Pamjet e transmetuara në televizionin e Koresë së Jugut tregojnë se aeroplani, ishte me shpejtësi përpara se të përplasej.

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Goditja e shpendëve është një nga shkaqet e mundshme që po shqyrtohet nga zyrtarët, të cilët po shikojnë gjithashtu kushtet e motit në momentin e përplasjes.

Agjencia News1 raportoi se një pasagjer i dërgoi mesazh një të afërmi duke thënë se një zog ishte ngecur në krahun e avionit.

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se avioni ishte prodhuar në vitin 2009. Jeju Air kërkoi falje për incidentin në një deklaratë, por tha se avioni nuk kishte të dhëna të mëparshme të aksidenteve.

Në një deklaratë, Boeing tha: "Ne jemi në kontakt me Jeju Air në lidhje me fluturimin 2216 dhe jemi të gatshëm t'i mbështesim ata. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit dhe mendimet tona mbeten me pasagjerët dhe ekuipazhin".

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Deri tani janë shpëtuar vetëm dy persona. Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit të djegur sipas shefit lokal të zjarrfikësve Lee Jeong-hyeon.

Ata po trajtohen në spital me lëndime mesatare deri në të rënda, tha kreu i një qendre lokale të shëndetit publik.

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Z. Lee tha se zjarri ishte shuar në orën 13:00 me orën lokale. "Vetëm pjesa e bishtit ruan pak formë, dhe pjesa tjetër (e aeroplanit) duket pothuajse e pamundur për t'u njohur", shtoi ai.

Autoritetet kanë kaluar nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi për shkak të forcës së goditjes dhe po kërkojnë aty pranë për trupat e hedhur nga avioni, shtoi shefi i zjarrfikësve. /Pamfleti

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Tjetër aksident tragjik/ Pas Kazakistanit, rrëzohet një avion

Lini një Përgjigje