TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2024, 22:30

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë!

Shkruar nga Pamfleti

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një altoparlant.

FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, deklaroi se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.

Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, njoftoi FSB-ja.

FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin cak i këtij komploti. GUR-ja ukrainase nuk ka reaguar menjëherë për këto pretendime të Rusisë.

Ukraina thotë se luftë që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime.

Rusia i cilëson këto akte si “terrorizëm” ndërsa ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e civilëve.

Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, tha se ka vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë përmes një sulmi me bombë në ndërtesën ku ai banonte në Moskë./ REL

Lini një Përgjigje