
Nuk kanë fund incidentet ajrore. Pas aksidentit me 179 viktima dhe shpërthimit në flakë të një avioni në Kanada, një avion në Norvegji ka dalë nga pista.
Një avion pasagjerësh që fluturonte nga Norvegjia në Holandë doli nga pista gjatë një ulje emergjente.
“Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, doli nga ana e djathtë e pistës 18, pasi u ul në aeroportin Oslo Torp Sandefjord. Fluturimi u devijua atje menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Oslos (OSL)”, sipas një deklarate të lëshuar nga Royal Dutch.
Pilotët zgjodhën të devijojnë aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, 110 kilometra nga Oslo, për një ulje emergjente.
Megjithëse aeroplani u ul i sigurt, ai rrëshqiti nga pista dhe u ndal në një zonë me bar, ngjitur me pistën, duke u raportuar se ishte një problem në sistemin hidraulik si shkak i incidentit.
Video shows KLM flight #KL1204 skidding off the runway after an emergency landing at Torp Airport. The Boeing 737-800 (PH-BXM) was en route from Oslo to Amsterdam when it experienced a hydraulic failure. Thankfully, no injuries were reported.
— Antony Ochieng,KE✈️ (@Turbinetraveler) December 28, 2024
Video @mackjacklar#BreakingNews… https://t.co/5OE4h79YSV pic.twitter.com/JPxxkM3zuL
Lini një Përgjigje