TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2023, 20:46

Përshkallëzohen protestat në Francë, ndërron jetë një protestues

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohen protestat në Francë, ndërron jetë

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një supermarketi. Sipas autoriteteve franceze, viktima nuk kishte lidhje me protestuesit.

Viktima ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij dhe u qëllua nga një plumb qorr.

Franca po kthehet gati në një shtet rrethim. Qeveria franceze ka nxjerrë mjetet  e blinduara nëpër rrugë ndërsa është urdhëruar të ndalohen autobusët dhe tramvajet pas orës 21:00 në të gjithë vendin.

Gjithashtu është urdhëruar të ndalohen të gjitha aktivitetet, koncertet që kërkojnë mobilizimin e policisë dhe që mund të paraqesin rreziqe për sigurinë në gjëndjen aktuale në të cilën ndodhet Franca, pas tre netëve të protestave të dhunshme të nxitura nga vrasja e një adoleshenti 17-vjeçar në makinë nga një efektiv policie.

Përshkallëzohen protestat në Francë, ndërron jetëPërshkallëzohen protestat në Francë, ndërron jetë

Përse ka trazira në Francë?

Këto protesta vijnë pasi një polic në Francë qëlloi një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, të martën e kaluar në Nanterre, në periferi të Parisit. 17-vjeçari Nahel po drejtonte një Mercedes pa patentë nuk është ndalur sipas kërkesës së dy efektivëve. Pas të shtënës, makina ecën disa mera dhe më pas përplaset. Adoleshenti, i quajtur Nahel M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes.

protestat në francë

Lini një Përgjigje