TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2023, 18:35

Franca kundërshton akuzën e OKB-së për ‘racizëm’ ​​në polici: Pretendimet e tyre janë të pabaza

Shkruar nga Pamfleti

Franca kundërshton akuzën e OKB-së për

Qeveria franceze ka hedhur poshtë akuzat e OKB-së për racizëm midis forcave të rendit, të cilat erdhën pasi një 17 vjeçar u vra nga policia gjatë një ndalimi trafiku.

Çdo akuzë për racizëm apo diskriminim sistematik në forcat e policisë në Francë është krejtësisht e pabazë”, tha ministria e jashtme.

Më herët, OKB i bëri thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit, pak ditë pas vrasjes së adoleshentit nga oficeri i policisë. OKB shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për trazirat që shpërthyen në vend pas vdekjes së të riut.

Ka ardhur koha që vendi të marrë seriozisht problemet e thella të racizmit dhe diskriminimit racial midis forcave të zbatimit të ligjit”, tha Ravina Samdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, gjatë një konference të rregullt për shtyp nga Gjeneva

Kujtojmë se vrasjae 17 vjeçarit nga policia franceza ka shkaktuar një zemërim të madh në popullatë, e cila prej tre ditësh është ngritur në protestë dhe ka "djegur" kryeqytetin. 

okb policia franceze

Lini një Përgjigje