
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përdorin ndikimin e tyre në Prishtinë për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Gjatë takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Tres Stefen Guenova, ai u shpreh se Prishtina po hedh poshtë arritjet e deritanishme të dialogut me politikën e saj të dhunës, por theksoi se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut sepse përpiqet të sigurojë jetën normale të komunitetit serb në Kosovë, raporton Euronews Serbia.
Vuçeviç tha gjithashtu se, për Serbinë KFOR-i është i vetmi formacion legjitim i armatosur në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se siguria e pjesëtarëve të KFOR-it është e padiskutueshme dhe prioritet për Serbinë.
Sipas tij, Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të balancuar të mbrojtjes dhe vazhdimisht punon në përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes me të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje