
Rusia ka reaguar zyrtarisht për konfliktin mes Iranit dhe Izraelit. Me anë të një deklarate të bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, Moska iu bëri thirrje palëve të tregojnë përmbajtje.
Gjithashtu, ministria e Jashtme ruse tha se situata në lidhje me sulmin e Iranit në territorin izraelit duhet të zgjidhet në rrugë mjetet politike dhe në rrugë diplomatike.
"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të tregojnë përmbajtje. Ne presim që shtetet e rajonit të zgjidhin problemet ekzistuese me mjete politike dhe diplomatike", tha shërbimi diplomatik rus.
Lini një Përgjigje