TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2024, 11:15

Ndahen blloqet e Luftës së Tretë Botërore? Putin paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni mes Iranit dhe Izraelit, ndryshe nuk do rrimë duarkryq!

Shkruar nga Pamfleti

Ndahen blloqet e Luftës së Tretë Botërore? Putin

Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë.

Pavarësisht se Irani ndali breshërinë e sulmeve ndaj Izraelit, situata ende mbetet kritike dhe tepër delikate me palët e përfshira që janë ndarë në dy fronte.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.

Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë”, raportohet të jetë shprehur thotë Putin.

Nga ana tjetër, Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit tha se Irani i dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri dhe do të sulmohen.

SHBA duke e ditur rrezikun e përshkallëzimit të situatës dhe përfshirjes së më shumë shteteve në këtë konflikt që mund të ndezë një Luftë të Tretë Botërore, dha mesazhe të qarta që në fillim.  

Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Biden ai bëri të qartë Netanyahut gjatë bisedës telefonike mbrëmë, se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.

Gjithashtu, Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin i kërkoi homologut të tij izraelit, Yoav Gallant, të njoftojë SHBA-në, përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian. Një tregues ky që SHBA po tenton të mbajë situatën nën kontroll, për të mos zgjeruar konfliktin.

Një përfshirje e Rusisë në këtë konflikt automatikisht do ta dërgonte vendin në një luftë botërore, me blloqet tashmë të ndara, SHBA, Izrael, Britani dhe Rusi, Kore e Veriut, Iran. Momentet aktuale janë kritike dhe veprimet e Izraelit në këto orë duhet të jenë të matura, ndryshe lufta do të shpërthejë!/Pamfleti  

putin

Lini një Përgjigje