TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2024, 12:35

Sulmi i Iranit, izraelitët protestojnë kundër qeverisë së Netanyahut në Tel Aviv

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i Iranit, izraelitët protestojnë kundër qeverisë

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me qindra dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri të ndodhur më 1 prill.

Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi. Megjithatë Irani “premtoi hakmarrje”, të cilën e realizoi nëpërmjet sulmit, i cili “ngriti alarm” në mbarë globin.

Ndonëse forcat e mbrojtjes së Izraelit thanë se 99% e dronëve dhe raketave të Iranit u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite, sërish kjo ngjarje ka shkaktuar reagim te populli izraelit, të cilët janë ngritur në protestë kundër Netanjahut, udhëheqësit të tyre.

Sulmi i Iranit, izraelitët protestojnë kundër qeverisëSulmi i Iranit, izraelitët protestojnë kundër qeverisë

sulm irani netanyahu tel aviv izraelite

Lini një Përgjigje