TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Gusht 2023, 20:36

Përmbytjet në Norvegji, mijëra njerëz pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Norvegji, mijëra njerëz pa energji elektrike

Pas disa ditësh përmbytjesh të mëdha në Norvegji, diga e hidrocentralit në lumin norvegjez Gloma u shemb sot pjesërisht. Televizioni lokal tregoi se uji derdhej përmes të çarave në strukturën e digës, raportoi Reuters.

Më shumë se 600 njerëz janë evakuuar në rajonin në veri të kryeqytetit Oslo, pasi shiu i madh shkaktoi rrëshqitje të dheut në pjesën malore të Norvegjisë jugore, tha policia norvegjeze më herët sot.

Drejtoria Norvegjeze e Burimeve Ujore ka lëshuar një alarm të kuq moti për përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në zonat në Norvegjinë jugore, dhe meteorologët kanë lëshuar paralajmërimin e nivelit më të lartë për reshje jashtëzakonisht të mëdha.

Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në Norvegjinë jugore pasi stuhia Hans, e shoqëruar me shi të dendur, goditi pjesë të Skandinavisë dhe Baltikut për disa ditë, duke rezultuar në derdhje të lumenjve dhe dëmtime në rrugë, raportoi më herët AP.

Lini një Përgjigje