TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Gusht 2023, 20:19

BE i ofron Sllovenisë 400 mln euro për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe moti ekstrem

Shkruar nga Pamfleti

BE i ofron Sllovenisë 400 mln euro për dëmet e shkaktuara nga

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, e cila është prekur nga përmbytjet shkatërruese ditët e fundit.

Ne do të ndajmë 400 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit, 100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, u tha von der Leyen gazetarëve pasi vizitoi zonat e prekura në Slloveni.

BE i ofron Sllovenisë 400 mln euro për dëmet e shkaktuara nga

Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i Gjeneratës së ardhshme të BE-së dhe të ridrejtojë 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit.

Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe tani dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm,” tha kryeministri slloven Robert Golob.

Ai foli pak ditë më parë për “fatkeqësinë më të rëndë natyrore” të 30 viteve të fundit në vend, pasi shiu i rrëmbyeshëm shndërroi një pjesë të territorit në një liqen të pafund.

slloveni moti ekstrem be

Lini një Përgjigje