TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Gusht 2023, 19:56

“Luftë me spiunë”/ Dyshohet se i shiste informacione sekrete Rusisë, arrestohet oficeri gjerman

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë me spiunë”/ Dyshohet se i shiste informacione

Një oficer i forcave të armatosura gjermane u arrestua të mërkurën për spiunazh për Rusinë, njoftoi Zyra e Prokurorit Federal. Thomas H. punonte në zyrën e prokurorimit të Shërbimit Federal të Bundeswehr-it për Pajisjet, Informacionin dhe Përdorimin, përgjegjës për pajisjen e forcave gjermane .

Besohet se ka kontaktuar vazhdimisht me ambasadën ruse në Berlin dhe Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Bon që në maj me iniciativën e tij dhe ofroi bashkëpunimin e tij. Dyshohet se ai i ka dorëzuar palës ruse informacione në të cilat kishte akses për shkak të pozicionit në forcat e armatosura gjermane.

Qëllimi përfundimtar ishte kalimi i informacionit tek shërbimet e inteligjencës ruse.Hetimet u kryen në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Federal të Kundërzbulimit Ushtarak dhe Shërbimin Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa për oficerin u lëshua një urdhër arresti më 27 korrik.

Më 9 gusht, Thomas H. doli para hetuesisë dhe tani ndodhet në paraburgim. Akuzat me të cilat përballet janë deri në 10 vjet burg.

rusia informacionet sekrete

Lini një Përgjigje