TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Gusht 2023, 17:54

Shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e armëve në Moskë, shkon në 43 numri i të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e armëve në

Zyrtarët lokalë në Rusi njoftuan se të paktën 43 persona janë plagosur nga një shpërthimi që ndodhi ditën e sotme në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, rreth 70 kilometra larg Moskës.

Gjashtë nga të plagosurit ndodhen nën përkujdesje intensive për shkak të djegieve të rënda dhe lëndimeve në kokë, sipas administratës së qytetit. Disa prej tyre kanë marrë lëndime nga copëzat e metalit.

Mediat e huaja publikuan një video e cila shfaqi një re të madhe tymi dhe e identifikoi ndërtesën e goditur si Fabrika Optike dhe Mekanike e Zagorskut, e cila prodhon mjete për shikim gjatë natës dhe mjete të tjera optike për ushtrinë.

Agjencia e lajmeve e Rusisë, TASS, i citoi shërbimet emergjente ta kenë mohuar lajmin në rrjetet sociale se shkaktari i shpërthimit ishte një sulm me dron.

Ky spekulim u nxit nga sulmet me dron në Moskë muajt e fundit, për të cilat Moska e ka fajësuar Kievin, si dhe nga raportimet ruse se i kishte parandaluar dy sulme të reja me dron afër Moskës gjatë natës së 8 gushtit.

TASS raportoi se shpërthimi ndodhi në vendin ku po mbaheshin mjetet piroteknike dhe se u shkatërrua një depo e madhe.

Një zjarr i papritur e kishte dëmtuar të njëjtën fabrikë Zagorsk në qershor 2022.

shperthim rusi te plagosur

Lini një Përgjigje