TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2023, 14:24

Pengjet izraelite tregojnë tmerrin në duart e Hamasit: Nuk na treguan se do na lironin, menduam se do na ekzekutonin

Shkruar nga Pamfleti

Pengjet izraelite tregojnë tmerrin në duart e Hamasit: Nuk na treguan

Një nga 13 gratë izraelite që u liruan dje nga Hamasi, zbuloi se nuk ishin në dijeni se do të liroheshin deri sa panë Kryqin e Kuq.

72-vjeçarja Adina Moshe u takua me të afërmit e saj, të cilëve u tregoi se Hamasi nuk u kishte thënë kurrë se po liroheshin, ndaj menduan se do t'i ekzekutonin!

“Ne menduam se po na merrnin për ekzekutim derisa pamë autobusët e Kryqit të Kuq jashtë tuneleve të Gazës. Na terrorizuan deri në fund”, tha 72-vjeçarja.

“Ajo e dinte se diçka po ndodhte pasi bombardimet ishin ndalur të premten. Papritur pati një heshtje vdekjeprurëse. Ata i morën pengjet në një tunel dhe u frikësuan. Ata menduan se do t'i vrisnin derisa panë Kryqin e Kuq dhe kuptuan se po liroheshin”, tha mbesa e saj, Mayan Moshe, 43 vjeçe, për The Times.

Për 50 ditë, Adina dhe pjesa tjetër e pengjeve ishin në errësirë ​​në tunele, si pasojë sot po përpiqen të mësohen me dritën, në ditën e parë pas rrëmbimit nga Hamasi më 27 tetor.

Hamasi gjatë sulmit në Izrael mori 240 pengje, të cilët lirimi i tyre u përdor për të arritur një marrëveshje të përkohshme armëpushimi mes dy palëve dhe lirimi i disa palestinezëve të burgosur në Izrael.

hamas lirimi pengjeve marrëveshja izrael hamas

Lini një Përgjigje