
Krahu i armatosur i Hamasit konfirmoi se katër nga udhëheqësit e tij janë vrarë, përfshirë komandantin e brigadës veriore të Gazës.
Në një mesazh në Telegram, ai tha se Al Ghandour ishte gjithashtu një anëtar i këshillit të tij ushtarak.
Tre liderët e tjerë u emëruan si Wael Rajab, Raafat Salman dhe Ayman Siyam.
“Ne i betohemi Zotit që do të vazhdojmë rrugën e tyre dhe që gjaku i tyre të jetë dritë për muxhahidët dhe zjarr për pushtuesit. Është një xhihad i fitores ose i martirizimit”, tha Hamasi.
Që nga fillimi i luftës mes Izralit dhe Hamasit më 7 tetor, janë vrarë rreth 15 mijë palestinezë në Gaza dhe 1200 izraelitë.
Hamasi gjatë sulmit në Izrael mori 240 pengje, të cilët lirimi i tyre u përdor për të arritur një marrëveshje të përkohshme armëpushimi mes dy palëve dhe lirimi i disa palestinezëve të burgosur në Izrael.
Lideri i Hamasit gjithashtu ka njoftuar se janë të gatshëm të lirojnë të gjitha pengjet nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit.
Lini një Përgjigje