
Disa ish-ambasadorë francezë kanë bërë thirrje për një zgjidhje politike të luftës në Gaza dhe kanë hedhur poshtë qëllimin e Izraelit për të eliminuar Hamasin si "iluzion".
Në një shkrim të botuar në ‘Le Monde’, 18 ish-ambasadorët thanë se Izraeli kishte nisur një strategji të luftës totale në Gaza që është "sa brutale aq edhe e kotë dhe gjithnjë e më shumë e kontestuar".
“Çrrënjosja e Hamasit është më shumë një slogan sesa një objektiv realist. Në vitin 2006, Izraeli kishte shpallur tashmë dëshirën e tij për të 'çrrënjosur Hezbollahun', me rezultatet e njohura. Një strategji e tillë është iluzore. Hamasi, i cili tashmë është shënjestruar nga pesë fushata vdekjeprurëse ushtarake, në mënyrë të pashmangshme do të rilindë. Ushtria nuk do të jetë në gjendje të mposht një lëvizje të mbështetur nga një pjesë e madhe e popullsisë palestineze, në Gaza si dhe në Bregun Perëndimor, përballë një Autoriteti Palestinez të skualifikuar”, shkruajnë ata.
Ish-diplomatët thanë se një zgjidhje me dy shtete ia vlen ende të provohet, pavarësisht se është "gjithnjë e më e vështirë për t'u ndërtuar" për shkak të aneksimit të Jeruzalemit të madh dhe vendbanimeve në rritje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ata gjithashtu u shprehën se "gjithçka duhet bërë" për të zgjatur armëpushimin katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit për të krijuar një armëpushim të qëndrueshëm.
Lini një Përgjigje