
Pas lirimit të pengjeve nga Hamasi, kanë reaguar familjarët e tyre.
Inbal Tzach, është kushërira e Adi Shoham, e cila u lirua me familjen mbrëmjen e djeshme.
Ajo tha se ishte "gëzimi më i trishtuar dhe trishtimi më i lumtur" pasi është e lumtur që të dashurit e saj lirohen, por "lufta nuk ka përfunduar".
Ajo shtoi se ende presin që një anëtar tjetër i familjes së tyre të lirohet, si dhe të gjithë pengjet e tjerë në Gaza.
"Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Kjo është një mbrëmje emocionale për familjet që pritën të dashurit e tyre sonte. Ne do të vazhdojmë luftën derisa të gjithë të kthehen në shtëpi. Ne presim me padurim të përqafojmë të dashurit”, tha ndër të tjera.
Ndërsa Zohar Avigdori, xhaxhai i Noam Avigdorit dhe kunata e Sharon Avigdorit tha se familja e saj është "shumë e emocionuar" për lirimin e të afërmve të tyre.
“Këmbët na dridhen dhe me padurim presim të përqafojmë të dashurit tanë, Noam dhe Sharon. Nuk harrojmë për asnjë moment se këto janë të njëjtat këmbë që do të vazhdojnë rrugëtimin për të na mbështetur në rrugëtimin e gjatë që është ende përpara nesh, deri në kthimin e sigurt të të gjithë pengjeve”, shprehet ajo.
Lini një Përgjigje