TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2023, 21:55

Pakti Izrael-Hamas/ Protesta të shumta në Jerusalem, kërkohet shkarkimi i kryeministrit Netanyahu (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pakti Izrael-Hamas/ Protesta të shumta në Jerusalem, kërkohet

Demonstrues të shumtë në Jerusalem kanë bërë thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga detyra.

Protestuesit u mblodhën jashtë ambienteve të një prej rezidencave të tij private në qytet.

Mijëra demonstrues u mblodhën gjithashtu pranë selisë ushtarake izraelite në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur nga Hamasi.

Në ditën e dytë të armëpushimit të përkohshëm Izrael-Hamas, priten të lirohen 13 pengje izraelite të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë, në një raport tre me një.

Tel Avivi zyrtar, në këmbim liroi 39 të burgosur palestinezë, mes tyre 24 gra dhe 15 adoleshentë. Gjatë armëpushimit 4-ditor, grupi militant është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, ndërsa Tel Aviv do të lirojë rreth 150 të burgosur.

marrëveshja izrael hamas protesta benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje