TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2023, 21:46

“Marrëveshja do të zbatohet”, Katari: 13 pengjet do të lirohen së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshja do të zbatohet”, Katari: 13 pengjet do

Ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se bisedimet janë në rrugën e duhur për t’u zbatuar marrëveshja e lirimit të pengjeve, dhe se tetë fëmijë izraelitë dhe pesë gra do të lirohen të shtunën nga Hamasi.

Do të lirohen gjithashtu 33 fëmijë palestinezë dhe gjashtë gra nga burgjet izraelite, shtoi ai.

Shtatë persona të tjerë do të lirohen "jashtë kuadrit të marrëveshjes së armëpushimit humanitar".

Katari tha më herët se më shumë informacione do të jepen së shpejti.

Doha gjithashtu ka kërkuar diskutime të mëtejshme për një armëpushim më të qëndrueshëm për t'i dhënë fund luftës.

katari marrëveshja izrael hamas lirimi i pengjeve

Lini një Përgjigje