TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2023, 22:27

Pas disa orësh tensione, arrihet konsensusi Izrael-Gaza; lirohen mbi 20 pengje të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Pas disa orësh tensione, arrihet konsensusi Izrael-Gaza; lirohen mbi 20

Hamasi shtyu lirimin e pengjeve pas pretendimeve se Izraeli nuk përmbushi pjesën e tij të marrëveshjes së armëpushimit...

Hamasi ka liruar kontigjentin e dytë të pengjeve. Edhe pse pritej që të liroheshin që disa orë më parë, trari është ngritur nga Hamasi vetëm tani, për shkak të tensioneve që pati sa i takon ndihmave humanitare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit deklaroi se 13 izraelitë dhe disa shtetas të huaj që po mbaheshin peng nga Hamasi janë liruar dhe janë nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza. Marrëveshja e parë mes dy palëve ishte lirimi i 13 pengjeve, po për shkak të vonesave janë liruar mbi 20 pengje.

Hamasi shtyu lirimin e pengjeve pas pretendimeve se Izraeli nuk përmbushi pjesën e tij të marrëveshjes së armëpushimit. Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan tha se 340 kamionë me ndihma kishin hyrë në Gaza që nga dje, por vetëm 65 prej kishin arritur në veri të Gazës. Hamdan më pas deklaroi se do vonojë lirimin e pengjeve derisa kamionët me ndihma të arrijnë në Gaza.

Ndërsa Izraeli i dha ultimatum Hamasit se nëse nuk liron pengjet deri në mesnatë, marrëveshja do të prishet dhe do të nisë sërish një operacion ushtarake tokësore në Gaza.

Katari i cili është ndërmjetësuesi kryesor mes Izraelit dhe Hamasit, pasi grupi militant ka një zyrë operimi në Doha, lajmëroi se bisedimet po shkonin mirë dhe pengjet do të liroheshin së shpejti.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy qeverive, Hamasi do të lirojë 50 pengje në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë në Izrael, si pjesë e një armëpushimi katërditor, ndërsa gjithashtu do të ketë rritje të ndihmës humanitare në Gaza.

Në ditën e dytë të lirimit të pengjeve bëhet fjalë për mbi 20 pengje, tetë fëmijë izraelite, pesë gra dhe disa shtetas të huaj, ndërsa nga ana izraelite do të lirohen 33 fëmijë palestinezë dhe gjashtë gra, raporti është 1 peng për 3 të burgosur.

marrëveshja izrael hamas lirimi i pengjeve katar

Lini një Përgjigje