
Pas arrestimit të Nicolás Maduros nga forcat amerikane në një operacion të paprecedentë në Venezuelë, tensionet ndërkombëtare nuk janë shuar, përkundrazi, një tjetër front po ngrihet në veri: Groenlanda. Dhe këtë herë nuk është vetëm diplomacia zyrtare që nxit alarm, por edhe një postim simbolik që ndezi flakën gjeopolitike.
Katie Miller, bashkëshortja e zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, postoi në rrjetin X një hartë të Groenlandës të mbuluar me flamurin amerikan, me mbishkrimin: “SË SHPEJTI”. Ky mesazh u publikua vetëm një ditë pas operacionit ushtarak në Karakas, dhe u interpretua si sinjal i qartë se SHBA nuk po ndalet në hemisferën jugore, por synon të përforcojë praninë e saj në veri, në një nga pikat më strategjike të planetit.
Reagimi nuk vonoi. Ambasadori i Danimarkës në SHBA, Jesper Møller Sørensen, kërkoi publikisht “respekt të plotë për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”, duke e kujtuar Uashingtonit se Groenlanda, pavarësisht autonomisë së saj, nuk është në shitje dhe nuk është territor pa zot.
SOON pic.twitter.com/XU6VmZxph3
— Katie Miller (@KatieMiller) January 3, 2026
Por kjo nuk është hera e parë që Presidenti Donald Trump e përmend aneksimin e Groenlandës si interes strategjik amerikan. Që në mandatin e tij të parë, ai ka deklaruar hapur se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e SHBA për arsye sigurie kombëtare dhe pasurish minerare. Dhe në dhjetor të vitit që shkoi, ai emëroi guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar të posaçëm amerikan për Groenlandën, duke e ngritur çështjen në nivel diplomatik të drejtpërdrejtë.
Pas precedentit venezuelian, shumë analistë shohin paralajmërimin e Groenlandës si pjesë të një doktrine të re Trumpiane: identifikimi i territoreve me vlerë strategjike dhe përpjekja për t’i futur në sferën e drejtpërdrejtë të ndikimit amerikan, me çdo mjet të mundshëm.
Si krahinë autonome, vetqeverisja vendore mund ti kërkoji Groenlandezëve të shprehen me referendum nëse duan të shkëputen nga Danimarka dhe ti atashohen SHBA. Por për arsye sigurie, SHBA mund dhe duhet të shpejtojnë. Ose ata(amerikanët) ose rusët ose kinezët do mbrrijnë një ditë aty. Sa të mendohet i zgjuari, budallai ka mbaru punë. Para Tramp. Le të quajnë budalla. Amerika e para.