TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2026, 12:38

“Sërish dritë në fund të tunelit”/ Venezuelianët shpërthejnë në festë pas kapjes së Maduros

Shkruar nga Pamfleti
“Sërish dritë në fund të tunelit”/
Venezuelianët shpërthejnë në festë

Pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro, situata në Karakas po qetësohet.

Njerëzit kanë nisur të dalin në sheshe duke festuar pas arrestimit të Maduros.

Me flamuj të Venezuelës dhe të SHBA qytetarët janë shprehur të lumtur për arrestimin e Maduros megjithëse mbeten ende të paqartë se si do të vijojë situata në vendin e tyre.

“Sërish dritë në fund të tunelit”/

Gjithashtu venezuelianët në Buenos Aires u mblodhën dje pranë obeliskut të qytetit për të festuar pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë.

“Sërish dritë në fund të tunelit”/

Dina, një banore vendase tha për BBC-së se është mirënjohëse ndaj SHBA-së që “e nxori Maduron nga vendi”, sepse tani siç thotë ajo, “të paktën mund të shohë përsëri pak dritë në fund të tunelit”.

Megjithatë klima politike mbetet e tensionuar dhe mbetet për t’u parë në vijim se si do të menaxhohet situate.

venezuelianët shpërthejnë në festë maduro

2 Komente

  1. a
    astrit

    Dhe poshterimi festohet!

    1. F
      Faik Hushi

      Edhe nëse Maduro ndoshta nuk paska qenë edhe aq i mirë për popullin, ai popull duhet ta dijë, ose duhet duhet ta mësojë se nuk mundesh të shpëtosh nga të këqiat e të tëndit duke përkëdhelur një të huaj Ai do ju marrë e do ju përvetësojë gjithë pasurinë nëntoksore dhe mbitoksore që Venezuela ka. Por, ju festoni se ndoshta do fitoni.

      Lini një Përgjigje