Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Kinë më 19 dhe 20 maj, ku pritet të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping. Lajmi është bërë publik nga Kremlini, i cili theksoi se vizita do të realizohet me ftesë të presidentit kinez.
Gjatë takimeve, dy liderët do të diskutojnë mbi thellimin e bashkëpunimit mes Moskës dhe Pekinit në fusha kyçe si ekonomia, politika dhe siguria strategjike. Në përfundim të bisedimeve, palët pritet të firmosin edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
Vizita e Putinit në Pekin vjen në një moment të ndjeshëm për arenën ndërkombëtare, ndërsa fuqitë e mëdha po shtojnë kontaktet diplomatike dhe ekonomike.
Vetëm pak ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një vizitë në Kinë, ku deklaroi se kishte arritur “marrëveshje të mëdha ekonomike”.
Takimi mes Putin dhe Xi Jinping shihet si një tjetër sinjal i afrimit të fortë mes Rusisë dhe Kinës, marrëdhënie që vitet e fundit janë konsoliduar ndjeshëm në disa sektorë strategjikë.
Lini një Përgjigje