TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2026, 08:40

E rëndë në Gjermani, 1 i vdekur dhe 17 të helmuar pas rrjedhjes së gazit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gjermani, 1 i vdekur dhe 17 të helmuar pas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, pasi një rrjedhje e një substance kimike në ambientet e një kompanie në Nuremberg ka shkaktuar vdekjen e një punëtori, ndërsa 17 persona janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital.

Incidenti ndodhi pasditen e së premtes në një park industrial të qytetit, duke vënë në alarm autoritetet dhe shërbimet e emergjencës. Sipas policisë, dy punëtorë u gjetën pa ndjenja brenda ndërtesës, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën më vonë në spital.

Në vendngjarje u mobilizuan dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe të specializuara, disa prej tyre të pajisur me kostume mbrojtëse kundër substancave toksike. Mediat gjermane raportojnë se rreth 65 efektivë morën pjesë në operacionin për neutralizimin e rrjedhjes dhe evakuimin e punëtorëve nga objekti.

Autoritetet bavareze kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe se nuk ekziston më rrezik për banorët e zonës, pasi substanca u izolua brenda kompanisë. Megjithatë, ende mbetet e paqartë se çfarë lloj kimikati ka rrjedhur dhe cilat ishin shkaqet e incidentit fatal.

gjermani rrjedhje gaz

Lini një Përgjigje