TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2026, 08:05

Trump: U eliminua 'numri 2' i ISIS-it në operacion sekret në Afrikë

Shkruar nga Pamfleti

Trump: U eliminua 'numri 2' i ISIS-it në operacion sekret në

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar eliminimin e Abu-Bilal al Minukit, të cilin e cilësoi si “numrin dy” të ISIS-it në nivel global. Operacioni është kryer në Afrikë në bashkëpunim mes forcave amerikane dhe atyre nigeriane.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se: “Me largimin e tij, operacioni global i ISIS-it zvogëlohet shumë”, ndërsa e cilësoi al Minukin si “terroristin më aktiv në botë”.

44-vjeçari nga Nigeria konsiderohej një figurë kyçe e degës së ISIS-it në rajonin e Liqenit Çad. Sipas organizatës “The Counter Extremism Project”, ai mbante rol komandues brenda organizatës terroriste që prej vitit 2018 dhe njihej për qëndrimet e tij ekstremiste.

Operacioni i fundit vjen pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA ndaj bazave islamiste në veriperëndim të Nigerisë gjatë Krishtlindjeve të vitit të kaluar. Këto zhvillime pasuan deklaratat e Trump, i cili kishte akuzuar Nigerinë për mosmbrojtje të komuniteteve të krishtera, pretendime që janë hedhur poshtë nga autoritetet nigeriane.

donald trump presidenti amerikan isis abu-bilal al minukit

Lini një Përgjigje