TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2025, 22:15

Paqe në Lindjen e Mesme, Hamasi pranon planin e Trumpit: Jemi gati të diskutojmë detajet

Shkruar nga Pamfleti

Paqe në Lindjen e Mesme, Hamasi pranon planin e Trumpit: Jemi gati të

Hamasi shprehet se pranon t’ia dorëzojë administrimin e Gazës një organi të pavarur teknokratësh palestinezë, bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe mbështetjen arabe dhe islamike...

Grupi palestinez Hamas, ka deklaruar sot se është gati të lirojë të gjithë pengjet izraelitë, si ata që janë gjallë ashtu edhe të vdekurit, për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza, në këmbim të një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga enklava, sipas planit të shkëmbimit të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ky reagim vjen pak orë pasi Trump lëshoi një ultimatum të ashpër në rrjetet sociale, duke vendosur një afat përfundimtar deri të dielën në mbrëmje për pranimin e marrëveshjes, duke paralajmëruar se “ferri” do të shpërthejë nëse Hamasi refuzon.

“Në këtë kontekst, lëvizja pohon gatishmërinë e saj për të hyrë menjëherë në negociata përmes ndërmjetësve për të diskutuar detajet e kësaj marrëveshjeje”, tha Hamasi në një deklaratë në Telegram.

Më tej Hamasi shprehet se pranon t’ia dorëzojë administrimin e Gazës një organi të pavarur teknokratësh palestinezë, bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe mbështetjen arabe dhe islamike.

“Çështje të tjera të përmendura në propozimin e Presidentit Trump në lidhje me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez lidhen me një qëndrim të unifikuar kombëtar dhe ligjet e rezolutat përkatëse ndërkombëtare. Ato do të adresohen përmes një kuadri gjithëpërfshirës kombëtar palestinez, në të cilin Hamasi do të marrë pjesë dhe do të kontribuojë me përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Kujtojmë se Propozimi i Trumpit, i cili përfshin një plan 20-pikësh për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në këmbim të lirimit të pengjeve dhe të burgosurve gazezë, është përshkruar si një mundësi e fundit për paqe./Pamfleti 

Lini një Përgjigje