TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2025, 20:49

Erdogan mirëpret planin e Trump, por kërkon ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan mirëpret planin e Trump, por kërkon ndalimin e sulmeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij amerikan, duke përshëndetur përpjekjet e Trump për të arritur një marrëveshje paqeje në Gaza.

Por Erdogan tha se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme, sipas një njoftimi nga presidenca turke.

Në një deklaratë, presidenca tha se Erdogan i tha Trumpit në një telefonatë të kërkuar nga pala amerikane, se Turqia do të vazhdojë të mbështesë iniciativat e paqes në rajon dhe të kontribuojë në vizionin e Trumpit për paqen globale.

Më herët këtë javë, Katari konfirmoi se Turqia do t'i bashkohej bisedimeve të ndërmjetësimit në Gaza "si pjesë e iniciativës amerikane" për të ndaluar luftën.

Lini një Përgjigje