TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2025, 14:34

Papa Françesku ndërroi jetë, reagon presidenti amerikan Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku ndërroi jetë, reagon presidenti amerikan Donald

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar në lidhje me vdekjen e Papa Françeskut.

Ai shprehu ngushëllimet e tij përmes një mesazhi të shkurtër në platformën “Truth Social”.

“Pusho në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e deshën!”, shkroi Trump.

Në një postim në platformën X, Shtëpia e Bardhë ndau një fotografi të takimit mes Papës dhe ish-presidentit Trump me mesazhin: “Pusho në paqe, Papa Françesku”.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili kishte zhvilluar një takim privat me Atin e Shenjtë vetëm një ditë para vdekjes së tij, u shpreh:

“Zemra ime është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë”.

Lini një Përgjigje