TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2025, 14:34

Kulla Eiffel në “zi” për Papa Françeskun, sonte nuk do të ndizen dritat

Shkruar nga Pamfleti
Kulla Eiffel në “zi” për Papa Françeskun, sonte nuk
Kulla Eiffel

Kulla Eiffel nuk do t’i ndezë sonte dritat e saj në nder të Papa Françeskut i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e ndarjes nga jeta e njoftoi sot Vatikani.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo në reagimin e saj theksoi se do të propozojë që një lokacion në kryeqytetin francez të emërtohet me emrin e Papës. Hidalgo nderoi angazhimin e Papa Françeskut për një kishë që shtrihet tek më të cenuarit, vullnetin e tij për të vendosur ekologjinë në qendër të shqetësimeve shpirtërore dhe sociale” dhe thirrjet e tij për pritjen e refugjatëve.

Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, u bë papa i parë nga Amerika Latine dhe papa i parë jezuit në histori. Gjatë papatit të tij, ai njihej për qasjen e tij të thjeshtë dhe shpirtin e afërt me njerëzit, duke promovuar vlerat e dashurisë, përulësisë dhe kujdesit për më të margjinalizuarit në shoqëri

 

kulla eiffel në “zi” për papa françeskun

Lini një Përgjigje