Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Ai e kujton Atin e Shenjtë si një “mbrojtës të vlerave më të larta njerëzore dhe të drejtësisë”.
Në një reagim zyrtar nga Kremlini, thuhet se “Putin ka pasur privilegjin e komunikimit dhe takimit me atë njeri të jashtëzakonshëm”. “Ai do e mbajë të paharrueshëm kujtimin e tij”, thuhet më tej.
Papa Françesku është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.
“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, është kthyer në shtëpinë e Atit. Krejt jeta e tij iu dedikua shërbimit të Zotit dhe Kishës. Na mësoi të jetojmë me vlerat Ungjilli me besnikëri, guxim dhe dashuri universal, veçanërisht në favor të më të varfërve”, tha kardinali Kevin Farrell në njoftimin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Disa javë më parë, Papa Françesku doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë.
Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.
Në vitin 2013, Françesku u bë Papa i parë amerikano-latin dhe ka qenë një nga papët më të vjetër në historinë e Kishës.
Lini një Përgjigje