TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 12:38

'Gjysmat e burrave janë çyryk', Berisha sulmon Ramën në Pukë: Po denigron figurën e babait, pervers!

Shkruar nga Pamfleti
'Gjysmat e burrave janë çyryk', Berisha sulmon Ramën
Rama dhe Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha në mitingun elektoral të radhës në qytetin e Pukës iu përgjigj etiketimeve të Ramës për gjysmën e burrave në Shqipëri si “çyryk”.

Berisha thotë se kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme dhe perverse nga Rama që futi në tekste shkollore “prindin 1 dhe 2”.

'Duke denigruar babain, prindin, bashkëshortin, vëllaun e gëzon nënën, motrën. Nuk ka mendje më perverse se kjo. Nuk i ka të rastësishme kjo. Për atë fjala nënë dhe baba duhet të fshihet. Futi në tekste shkollore prindin 1 dhe 2. Solli në parlament ligjin për fermat e grave, që të jenë fëmijët e askujt

Tani thotë ajo që u nda ajo është e duhura për ne. Ajo që ne kemi të shenjtë, djepin tonë të sukseseve është familja. Atë thirrje nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua. Ky njeri i kapur keq nga ato që ka kryer, flet çdo gjë që të marrë ndonjë votë. Jam i bindur se nënat dhe gratë shqiptare do i japin më 11 maj atë që meriton. Do bëjmë gjithçka që fëmijët e tyre të mos largohen nga Shqipëria.', tha Berisha.

berisha sulmon ramën në pukë gjysmat e burrave janë çyryk

Lini një Përgjigje